Jeni mbi të 30-at? Ja kontrollet mjekësore që duhet të bëni

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni. Pas kalimit të të 30-ave këto kontrolle mjekësore janë edhe më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll shëndetin e përgjithshëm, nëse keni kaluar të 30-at është mirë që të paktën 1 herë në vit të bëni këto kontrolle mjekësore për këto kushte shëndetësore:

30Tension: edhe pse shëndeti kardiovaskular mund të jetë në gjendje të përsosur, nuk përjashtohet fakti për t’u prekur nga tensioni i lartë i gjakut. Sipas studimeve të fundit thuhet se tensioni i lartë mund të prekë edhe personat pas të 30-ave.

Nivelin e kolesterolit: të paktën 1 herë në vit duhet të kontrolloni nivelin e kolesterolit në gjak, sidomos në rastet kur keni një histori familjare me kolesterol të lartë dhe kur nuk ushqeheni shëndetshëm. Pas kalimit të të 30-ave metabolizmi ngadalësohet dhe është më e lehtë të akumulohen yndyrnat në gjak.

Nivelin e sheqerit në gjak: siç e përmendëm dhe më sipër pas kalimit të kësaj moshe metabolizmi ngadalësohet dhe pankreasi i cili sekreton insulinë mund të mos funksionojë siç duhet. Nëse keni histori familjare me nivel të lartë sheqeri apo diabeti mos i menjanoni kontrollet mjesësore pas kësaj moshe.

Tiroidet: 1 në 10 gra përjetojnë probleme me tiroiden gjatë gjithë jetës. Pas të 30-ave ju duhet të bëni kontrolle mjekësore për gjendrën tiroide të paktën 1 herë në vit.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit