Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Farat e kungullit janë shumë të shëndetshme për shkak të vitaminave dhe mineraleve që mbartin. Ato janë të pasura me vitmaninë K, kalcium, hekur, kalium, zink etj. Nëse konsumoni një grusht fara kungulli në ditë ja përfitimet që do t’ju japin:
Mbrojnë kundër diabetit: këto fara janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, kështu që rregullojnë në mënyrë efikase nivelin e sheqerit në gjak. Nëse keni diabet, këshillohet të konsumoni një filxhan me këto fara.
Ulin nivelin e kolesterolit të keq: hulumtimet kanë treguar se farat e kungullit ulin nivelin e kolesterolit të keq deri në 13%. Për më tepër ato ulin tensionin e lartë të gjakut dhe parandalojnë goditjet apo sulmin në zemër.
Parandalojnë kancerin: farat e kungullit kanë komplekse anti-inflamatore gjë që sipas studimeve thuhet se bëjnë të mundur uljen e rrezikut të kancerit në 23%.
Parandalojnë osteoporozën: duke qënë se janë të pasura me zink, element i cili është jetik për kockat, farat e kungullit bëjnë të mundur parandalimin e osteoporozës. Vetën një e katërta e një filxhani me këto fara përmbajnë rreth 17% të sasisë së rekomanduar të zinkut në baza ditore.
Ndihmojnë në rënie peshe: farat e kungullit janë të pasura me proteina dhe fibra, kështu që ato japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë.
Lehtësojnë simptomat e menopauzës: farat e kungullit mund të qetësojnë dhimbje të ndryshme dhe për shkak të mineraleve që përmbajnë mund të lehtësojnë edhe simptomat e menopauzës.
Burimi: Mercola


