Kortizoni, ç’duhet të dinë personat që e përdorin

Viktoria Naco, dietologe

Kortizoni është një medikament i cili përdoret për trajtimin e disa sëmundjeve (të tilla si artriti Kortizoni (1)reumatoid, sëmundjet inflamatore të lëkurës dhe aparatit tretës, alergjive etj) dhe ka venti antiinflamatore dhe analgjezike.

Por….

Përdorimi afatgjatë i kortikosteroideve mund të shkaktojë efekte anësore të cilat kërkojnë ndryshimin e cilësisë së ushqimit, si dhe regjimit tonë në tërësi.

Efektet anësore që shkaktojnë janë: prania e edemës për shkak të mbajtjes së natriumit, një rritje të glukozës në gjak për shkak të rezistencës së insulinës, rritjen e rrezikut të osteoporozës dhe osteopenisë.

Për të parandaluar të gjitha simptomat e mësipërme DUHET të ndryshoni regjimin ushqimor. Një ndryshim i mirë do të ishte kufizimi i natriumit ose edhe i sheqerit, për të ulur inflamacionin.

Ushqimet e pasura me natrium janë: kripa, soda, salcat e ndryshme, mishi i përpunuar, supat e gatshme, farat e kripura, patatinat, ushqimet e shpejta, perimet e konservuara etj.

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale