Kura natyrale për djegiet e shkallës së parë

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Djegiet e lehta janë ato që dëmtojnë vetëm pjesën sipërfaqësore të lëkurës, që e bëjnë të skuqet dhe acarohet. Atyre u referohen shpesh si djegiet e shkallës së parë ose djegie sipërfaqësore. Ato mund të shkaktohen nga kontakti me lëngjet ose objektet e nxehta, avulli ose ekspozimi në diell.

djegie3

Këto djegie mund të përkeqësohen më shumë nëse nuk trajtohen në kohë. Djegiet e shkallës së parë mund t’i trajtoni edhe në shtëpi me kura natyrale. Më poshtë do të gjeni disa nga kurat natyrale që përdoren më shpesh  nga njerëzit për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin sa më shpejt të djegieve.

Uji i ftohtë – Ndaloni përhapjen e djegies duke hedhur ujë të ftohtë brenda pak sekondash pasi jeni djegur. Mund të vendosni edhe kompresa të ftohta në pjesën e djegur. Përsëriteni kurën çdo orë për të lehtësuar dhimbjet. Mos përdorni akull, pasi mund të pengojë rrjedhjen e gjakut dhe mund të dëmtojë indet delikate.

Patate – Patatet mund të trajtojnë gjithashtu djegiet e shkallës së parë falë vetive të tyre anti-acaruese ose qetësuese. Këto perime do të lehtësojnë dhimbjet dhe shmangin formimin e flluskave. Mjafton vetëm të prisni një patate në feta dhe t’i vendosni në pjesët ku jeni djegur.

Aloe Vera – Kjo bimë ka veti shëruese dhe regjës, që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin sa më shpejtë të djegieve.

Prisni një copë të vogël nga gjethja e aloe verës dhe aplikoni xhelin e saj direkt tek pjesët ku jeni djegur. Mund të përzieni edhe një lugë çaji me xhelin e aloe verës dhe Shafran të Indisë dhe ta aplikoni menjëherë tek djegiet.

Nëse nuk keni bimë aloe vera, mund të aplikoni një krem që ka aloe verën si një përbërës kryesor.

Vaj kokosi dhe lëng limoni – Vaji i kokosit dhe lëngu i limonit mund të ndihmojnë për të trajtuar djegiet e shkallës së parë, kur kanë filluar të thahen. Vaji i kokosit është i pasur me vitaminën E dhe acide yndyrore që ofrojnë veti antioksiduese dhe antibakteriale. Lëngu i limonit ka veti acidike që shërojnë në mënyrë natyrale plagët.

Përzieni pak vaj kokosi me lëng limoni dhe aplikojeni direkt në pjesët e djegura për të lehtësuar dhimbjet.

Mjaltë – Mjalti mund të dezinfektojë plagët dhe ndihmon në shërimin e tyre falë vetive të tij antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Hidhni mjaltë në një fasho dhe lidhni me të pjesën ku jeni djegur. Ndryshojeni fashon 3-4 herë në ditë.

Burimi: Top Home Remedies / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon