Si të shpëtojmë nga mushkonjat

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Pushimet sjellin diellin, detin, rërën dhe për shumicën prej nesh, një tufë me mushkonja bezdisëse. Mushkonjat  e zgjedhin gjahun e tyre në bazë të disa faktorëve, si gjenetika, grupi i gjakut, ngjyra e rrobave, metabolizmi etj (lexo më shumë këtu).mushkonjat

Si të parandalojmë pickimet nga mushkonjat:

Përdorni ilaç natyral kundër insekteve (të mos ketë përbërës kimikë pasi janë të dëmshëm për shëndetin).

Vishni të bardha – Ngjyrat e zeza i tërheqin më shumë mushkonjat, pasi duken si kafshë që kafshojnë normalisht.

Shmangni konsumimin e birrës – Një studim ka zbuluar se mushkonjat pickojnë më shumë njerëzit që pinë birra, prandaj nëse doni të mos bezdiseni nga to, shmangni konsumimin e birrës.

Mos mbani ujë të ndenjur në shtëpi – Uji i ndenjur i tërheq më shumë mushkonjat, prandaj duhet ta ndërroni më shpesh ujin e pishinës dhe mos mbani ujë nëpër kova për shumë kohë.

Por, si mund të shpëtojmë nga mushkonjat?

Një alternativë sigurisht janë kapsulat e lëngshme të cilat nxehen duke u vendosur në prizë, por disa kërkime thonë që ato janë të dëmshme për shëndetin e familjes suaj.

Sot po ju sjellim një alternativë tjetër, më pak të kushtueshme dhe më të thjeshtë për të shpëtuar nga mushkonjat.

Ju duhen:

  • qepë
  • spec të kuq pluhur
  • hudhër
  • ujë
  • larës të lëngshëm për enët

Mbasi t’i keni përzierë të gjithë elementët e mësipërm (qepën dhe hudhrën duhet t’i shtypni), futini në një shishe të vogël me anë të së cilës mund të spruconi. Aplikojeni në kopshtin tuaj, sipër luleve që keni në ballkon, por edhe përqark dritareve tuaja. Mos u shqetësoni për aromën sepse nuk krijon asnjë lloj arome.

 Burimi: ABCnews / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës