Doni të dobësoheni? Ja 6 zakonet e të ngrënit që duhet të ndiqni

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm, por kur bëhet fjalë për rënien në peshë, vetëm ai nuk mjafton nëse nuk ndiqni edhe një dietë të shëndetshme. Për të rënë në peshë duhet të fokusoheni gjithashtu në zakonet e të ngrënit. Më poshtë do të gjeni 6 zakone të të ngrënit që duhet të ndiqni për të rënë në peshë.dobesim

Hani pak dhe shpesh – E keni dëgjuar edhe më parë, do ta dëgjoni edhe tani: Ngrënia e 5-6 vakteve të vogla në ditë është më i shëndetshëm se sa 3 të bollshme. Sipas një studimi të kryer në Afrikën e jugut, meshkujt që e konsumojnë vaktin e mëngjesit gjatë një kursi prej disa orësh hanë 30% më pak kalori në drekë dhe janë më pak të uritur. Prandaj duhet t’i shpërndani kaloritë gjatë gjithë ditës, që të mos ndiheni të uritur.

Pini sa më shumë ujë – Kur jeni në dietë, uji duhet të jetë iku juaj më i mirë. Pini 2 gota me ujë 15-20 minuta para çdo vakti, dhe do të ngopeni shumë shpejt.

Hani ngadalë – Studime të ndryshme kanë treguar se, nëse ushqimi përtypet mirë, do të konsumoni më pak kalori. Ky zakon ju ndihmon që ta shijoni ushqimin, të ngopeni më shpejtë dhe ushqimi tretet më mirë.

Hani herët – Shumë njerëz zakonisht vaktin e darkës e kanë më të bollshëm, ndërsa vaktin e mëngjesit e shmangin. Ekspertët e dietave në fakt rekomandojnë të kundërtën: konsumoni më shumë kalori në mëngjes që t’i digjni gjatë ditës dhe në drekë të ndiheni më të ngopur. Ndërsa darka duhet të jetë vakti më i lehtë i ditës pasi do të bëheni gati për të fjetur. Nuk ka asgjë më të keqe se sa të flini me barkun plotë.

Mbani shënime mbi ushqimet që konsumoni – Procesi të shkruarit gjithçka mbi mënyrën e ushqyerjes do t’ju ndihmojë të shihni sa ushqime keni konsumuar dhe sa të shijshme kanë qenë.

Blini ushqimet e duhura – Blini ushqime të pasura me vlera ushqyese, si fruta, perime, drithëra dhe proteina, dhe shmangni ushqimet me sheqerna artificiale dhe ato me shumë yndyra.

 Burimi: Yahoo Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës