Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Ushqimi ka qenë, është dhe do të mbetet mjeti kryesor i mbijetesës. Asgjë nuk e ndryshon dot botën më shumë se mënyra e të ngrënit! Në një bote me kaq shumë zgjedhje, si të bëjmë zgjedhjen e duhur?
Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet më të shëndetshme që ekspertët e shëndetit na rekomandojnë të konsumojmë.
Salmoni – Ky peshk i yndyrshëm është i pasur me acide yndyrore omega 3, të cilat ulin rrezikun për t’u orekur nga tensioni i lartë i gjakut, vdekja e papritur nga sulmet në zemër, alcejmeri dhe artriti reumatoid.
Brokoli – Me siguri keni dëgjuar që brokoli është cilësuar si super ushqim, dhe kjo për arsye shumë të drejta. Ai mund të parandalojë kancerin dhe shumë sëmundje të tjera. Brokoli është i pasur me flavonoide që forcojnë mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve, sidomos ato kronike. Ai ësht i pasur gjithashtu me antioksidues, si vitamina C dhe A.
Boronica – Një filxhan me boronica përmban 84 kalori, 21 gramë karbohidrate dhe gati 4 gramë fibra. Boronicat janë gjithashtu të pasura me antioksidues si vitamina C dhe antocyanidinë, që i japin atij vetitë shëruese dhe parandaluese të kancerit të prostatës dhe glaukomës.
Çokollata – Një çokollatë e zezë në ditë mund t’i sjellë trupit shumë përfitime shëndetësore. Ajo është e pasur me vlera të ndryshme ushqyese, përfshirë këtu antioksiduesin e fuqishëm theobromine, i cili ndihmon për uljen e inflamacionit dhe tensionin e gjakut.
Patatet e ëmbla – Një patate e ëmbël përmban më shumë se 400 për qind të dozës së përditshme të beta-korotene (një lloj antioksiduesi i vitaminës A) dhe antioksiduesin likopene. Patatet e ëmbla janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, fibrës dhe kaliumit. Këto perime mund t’i gatuani në mënyra të ndryshme, si të ziera, pure, të skuqura.
Frutat e thata – Janë të pasura me yndyra të pangopura, proteina dhe vitaminën E, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për zemrën. Ata janë gjithashtu një burim i mirë i fibrës, magnezit, fosforit, riboflavinit dhe bakrit.
Fasulet – Fasulet nuk janë të mira vetëm për zemrën, por janë të mira edhe për kuletën tuaj. Këto bimë bishtajore janë të pasur me proteina, karbohidrate dhe fibër, të cilat ulin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë dhe ulin nivelet e kolesterolit.
Veza – E dini që veza konsiderohet si burimi më i mirë i proteinës. Kjo sepse një vezë siguron rreth 100 për qind të proteinave për të cilat ka nevojë trupi. Rekomandohet që të mos konsumoni më shumë se një vezë në ditë për të mos rritur nivelin e kolesterolit.
Perimet me gjethe jeshile – Sallata jeshile, spinaqi, lakra, brokoli janë ndër perimet më të mira që mund të gjeni në treg. Ata përmbajnë lutein dhe beta-karotene, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për shëndetin. Këto bimë ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e kancerit të gjirit.
Burimi: Food Network / https://shendeti.com.al/


