Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Indet brenda gojës janë shumë të ndjeshme dhe shpesh preken nga ulcerat e gojës. Ulcera aftoze është një plagë që shfaqet në ngjyrë të bardhë, të kuqe apo gri me të kuqe. Zakonisht ulcerat e gojës dalin brenda në gojë, por mund të prekin edhe gjuhën. Madhësia e tyre ndryshon nga 2-8 mm dhe mund të zgjasin për 10-14 ditë.
Ulcerat në gojë shkaktojnë dhimbje, kruajtje dhe parehati në të ngrënë. Disa nga shkaqet që ndikojnë në shfaqjen e ulcerave të gojës janë:
Herpes simpleks- E ftohura dhe/ose gripi
- Lia e dhenve
- Kanceri i gojës
- Mangësi të vitaminave dhe mineraleve
- Sëmundjet e zorrëve
- Sistemi i dobët imunitar
- Infeksionet dentare
- Stresi
- Konsumimi i ushqimeve të pasura me acid
- Higjena
- Çekuilibri hormnal
Disa nga mënyrat m efektive që trajtojnë ulcerat e gojës janë këto:
Vaji i kokosit: është një antiseptik i mahnitshëm natyror. Ai është i pasur me vitamina dhe minerale që lehtësojnë dhimbjet dhe parandalojnë përhapjen e infeksioneve. Përzieni pak qumësht kokosi dhe vaj kokosi dhe bëni gargarë me të.
Ujë i nxehtë/i ftohtë: kjo është një metodë e vjetër, pos shumë efektive. Disa herë në ditë bëni gargarë 2 minuta me ujë të ftohtë dhe më pas 2 minuta me ujë të ngrohtë.
Xheli i Aloe Vera: aplikojeni këtë xhel 3 herë në ditë tek ulcera. Xheli i Aloe Veras përthan plagën dhe përshpejton procesin e shërimit.
Burimi: Daily Health Post


