Mjekja onkologe – gjinekologe turke ofron konsulta FALAS

 

Edru Ozturk

Më 25 qershor 2016, dr. Ebru Öztürk, onko – gjinekologe e “Istambul Cerrahi Hospital”, konsulta FALAS në klinikën “Fizio Plus”

Doktoresha kryen konsulta për:

  1. Pacientet me gjakrrjedhje vaginale jonormale
  • Ato që kanë gjakrrjedhje menstruale që zgjat më shumë se një javë
  • Ato që kanë sasi të gjakrrjedhjes menstruale aq të madhe, sa u duhet të përdorin pelena fëmijësh
  • Ato që kanë gjakrrjedhje në ngjyrë kafe ose në formën e njollave të kuqe, që zgjat më shumë se 10 ditë
  • Gratë mbi moshën 45 vjeç që nuk kanë pasur gjakrrjedhje për një vit (në menopauzë) dhe të cilave u rifillon gjakrrjedhja
  1. Ato që kanë gjakrrjedhje pas marrëdhënieve dhe ato që kanë sekrecione të vazhdueshme
  1. Ato që nuk kanë mundur të kenë fëmijë edhe pse nuk kanë përdorur mjete mbrojtëse për një vit nën moshën 35 vjeç dhe për 6 muaj mbi moshën 35 vjeç
  1. Ato që kanë dhimbje menstruale dhe dhimbje gjatë marrëdhënies
  1. Ato që vuajnë nga mosmbajtja e urinës
  1. Ato që janë diagnostikuar miomë ose kist çokollatë
  1. Ato që dyshohet ose janë diagnostikuar me kancer të mitrës, të qafës së mitrës ose të vezoreve

Konsultat do të realizohen në klinikën “Fizio Plus”, Rruga “Don Bosko” (përballë kishës katolike), Tiranë.

Për kontakte të mëtejshme, telefononi në numrin: +355 67 20 08 007

Dr. Ebru Öztürk, onko-gjinekologe

Edukimi dhe përvoja e punës

  • Shkolla e Mjekësisë, Universiteti “Hacettepe”, Turqi
  • Specializim si Obstetër-Gjinekologe, Universiteti i Ankarasë
  • Specializim në SHBA në Shkollën Mjekësore Norfolk
  • Ass.prof.dr në Universitetin e Gaziantepit, Turqi
  • Pjesëmarrëse në programin trajnues për laparoskopinë në “Ëorld Laparoscopy Hospital”, Nju Delhi, Indi
  • Pjesëmarrëse në trajnimin për kirurgjinë robotike
  • Prof.dr. Obstetrikë Gjinekologji në Universitetin Medipol, Turqi
  • Punon në spitalin “Istambul Cerrahi Hospital”, Turqi

Anëtare e organizatave shkencore:

  • Shoqata Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese
  • Shoqata Evropiane për Riprodhimin e Njeriut dhe Embriologjinë
  • Shoqata Evropiane për Gjinekologjinë Endoskopike
  • Shoqata Turke e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës
  • Shoqata e Mjekësisë Riprodhuese dhe Kirurgjisë
  • Shoqata e Shëndetit Riprodhues dhe Sterilitetit

Ka realizuar punime të ndryshme shkencore

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus