Ja si mund ta përdorni ujin e makaronave për flokët, për të gatuar dhe për të qetësuar dhimbjet e këmbëve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

E kemi përmendur në postimet e tjera që uji i orizit është shumë i dobishëm për pastrimin e lëkurës. Këtë metodë e kanë përdorur vite me përë gratë japoneze.

uje makaronashNë këtë postim do t’ju tregojmë për dobitë që sjell uji i makaronave. Valoni makaronat si zakonisht dhe hidhini vetëm pak kripë. Këtë ujë mund ta përdorni në disa mënyra:

Për të gatuar: me ujin e makaronave mund të gatuani bukë ose brumë për pitet. Ato do të dalin shumë të shijshme.

Për flokët: shpëlani kokën me ujin e vakët të makaronave, kjo metodë është veçanërisht efektive në rast se keni flokë të thatë e me zbokth.

Dhimbjet e këmbëve: pas një dite të lodhshme pune dhe qëndrimit për një kohë të gjatë në këmbë, përdorni ujin e makaronave për t’i qetësuar ato. Në një legen hidhni ujin e vakët të makaronave dhe mbajini këmbët derisa uji të ftohet.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi