Ja si mbipesha mund të shkaktojë shterpësi (infertilitet)

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi

A e kishit menduar se femrat mbipeshë luftojnë me faktin e mbetjes shtatzënë? Sipas studimeve, një humbje e moderuar peshe prej 5% e peshës së përgjithshme trupore mund të përmirësojë ndjeshëm shanset për të mbetur shtatzënë.

Baby sleeping on pregnant woman's stomach

Sipas studimeve të kohëve të fundit, të regjistruara nga “Ria Catsicas” thuhet mbipesha po bëhet gjithnjë e më problematike lidhur me shterpësinë.

Studimi ka treguar se rreth 34% e femrave të reja, me moshë mesatare 23 vjeç, luftojnë me infertilitetin sepse janë shumë mbipeshë. Sipas po të njëjtit studim, rreth 45% e femrave mbipeshë kanë parregullsi të theksuara menstruacionesh, madje edhe mungesë të tyre për një kohë të gjatë. Sipas Catsicas (2013) u vu në dukje se përveç fakteve të sipërpërmendura, femrat mbipeshë që i janë nënshtruar fertilizimit in vitro, në shumë pak raste kanë pasur sukses.

Shkaqet: dhjami i depozituar në barkun e një femre prodhon hormone mashkullore të quajtura androgjene, të cilat kontribuojnë në mosovulacion dhe për pasojë në vështirësi për të mbetur shtatzënë.

Për të zgjidhur këtë problem, shkencëtarët sugjerojnë që këto femra të humbin peshë me këshillën e dietologëve dhe mjekëve dhe më pas të mundohen për të ngelur shtatzënë.

Burimi: Woman’s Health

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse