Pasojat që shkakton mungesa e ujit në organizëm

Përshtati për Shendeti.com.al / Blertina Koka

Uji është burim i jetës. Pa të jeta e njeriut nuk do të kishte kuptim. Një njeri mund të jetojë më shumë se tre javë pa ushqim, (Mahatma Gandhi ka mbijetuar 21 ditë pa ngrënë), ndërsa pa ujë nuk mund të mbijetojë. Jo më kot prindërit ju kanë rekomanduar që të pini sa më ujë në ditë që të jeni të hidratuar dhe të parandaloni sëmundjet. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka uji për funksionin e organizmit. Mungesa e ujit sjell disa pasoja negative në organizëm, si rezultat i dehidratimit. Ja 10 problemet që shkaktohen nga dehidratimi dhe konsumimi i pakët i ujit:uje

Lodhje

Kur nuk pini mjaftueshëm ujë dhe trupi është i dehidratuar, ulet norma e aktivitetit enzimatik dhe gradualisht filloni të ndiheni të dobët, të lodhur dhe pa energji.

Plakje e parakohshme

Të paktën 60 për qind e trupit të të rriturve përbëhet nga uji, dhe çdo qelizë e gjallë në trup ka nevojë të funksionojë. Kur pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës, ai ju ndihmon që të luftoni radikalet e lira që shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës dhe organeve të brendshme.

Mbipeshë dhe obezitet

Uji në vetvete nuk ju dobëson, por luan një rol të rëndësishëm tek dieta për t’u dobësuar. Uji stimulon eliminimin nga trupi të toksinave dhe lëngjeve të tepërta. Ajo ju bën gjithashtu të ndiheni të ngopur dhe është çelësi për të mbajtur një metabolizëm të shëndetshëm. Kur e privoni trupin nga uji, ju shmangni këto përfitime të rëndësishme për rënien në peshë.

Tension i lartë dhe i ulët i gjakut

Uji ndihmon trupin  të largojë toksinat nga enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e tij. Sistemi i qarkullimit të gjakut ka nevojë për ujë që të funksionojë siç duhet, duke qenë se vetëm sasia e gjakut në trup nuk është e mjaftueshme për të mbushur të gjitha arteriet, venat dhe kapilarët.

Nivelet e larta të kolesterolit të keq

Dehidratimi bën që qelizat e trupit të humbasin ujin, prandaj trupi fillon ta kompensojë atë duke prodhuar më shumë kolesterol, i cili është i dëmshëm për shëndetin.

Kapsllëk

Për të tretur sa më mirë ushqimin dhe eliminuar mbetjet e ngurta, duhet të keni mjaftueshëm lëngje. Nëse vuani nga dehidratimi kronik dhe trupi nuk ka mjaftueshëm ujë për larguar mbetjet e tepërta, atëherë ju mund të vuani nga kapsllëku.

Probleme me sistemin e frymëmarrjes

Uji është një komponent kyç për sistemin imunitar dhe parandalimin e sëmundjeve të frymëmarrjes. Membranat e mukozës së mushkërive, hundës, sinusitit etj duhet të jenë të lagështa mjaftueshëm që të mbrojnë trupin nga ajri i ndotur dhe grimca të tjera.

Ekzemë

Trupi ka nevojë për mjaftueshëm lëngje për të djersitur 500-700 ml ujë. Nëse djersa që vjen nga toksinat mbetet në trup, mund të shkaktojë gradualisht acarim të lëkurës, deri në ekzemë.

 Reumatizëm

Mungesa  e hidratimit bën që të akumulohen më shumë toksina në rrugët e gjakut, duke shkaktuar kështu një sërë problemesh dhe sëmundjesh. Studime të ndryshme kanë treguar se mungesa  ujit në organizëm shkakton gradualisht probleme me gjymtyrët.

Dëmtime në tru

Dehidratimi mund të shkaktojë çrregullim në ruajtjen e elektroliteve si sodium dhe kalium në trup, dhe mungesa e tyre mund të shkaktojë pasoja të rënda, duke përfshirë këtu edhe dëmtimet në tru dhe sulmet në zemër.

Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët