E dinit që të nxehtin mund ta luftoni nëpërmjet ushqimeve? Ja çfarë të hani!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

djerse 5Gjatë muajve të nxehtë të verës ekspertët e shëndetit dhe të ushqyerit theksojnë se organizmi i njeriut ka nevojë të konsumojë ushqim të lehtë dhe pa yndyrë, sepse përndryshe mund të jetë tepër e vështirë përballimi i nxehtësisë. Ato që rekomandohen edhe nga nutricionistët janë ushqimet sezonale, frutat dhe perimet.

Shalqiri rekomandohet të konsumohet sa më shumë pasi 90 për qind e tij është ujë. Gjithashtu qershi, pjepër, kajsi dhe fruta të tjera sezonale kanë sasi të mjaftueshme uji dhe në këtë mënyrë trupi i hidratuar e përballon më lehtë nxehtësinë.

Konsumoni domate, kastraveca, speca dhe perime të tjera që janë të pasura me ujë dhe vitamina. Domatet, janë të pasura me likopen, i cili, ndër të tjera, ofron një mbrojtje natyrale nga rrezet e dëmshme të diellit.

Çokollatën dhe biskotat zëvendësojini me kos të freskët me fruta ose akullore, të cilat lehtësisht mund t’i përgatisni në shtëpi.

“Ushqimet e bardha” ku bëjnë pjesë buka e bardhë, sheqeri, orizi dhe ushqimet e ngjashme, nuk gjenden në listën e ushqimit të shëndetshëm, por gjatë verës është më mirë t’i shmangni edhe më tepër, duke përdorur më shumë ushqim të freskët dhe bio.

Burimi: healthyfoodhouse / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj