Aktiviteti fizik i mirë për zemrën, edhe nëse nis pas të 40-tav

ak 2

Nuk është kurrë vonë për të mbrojtur zemrën. Mjafton të nisni të bëni aktivitet fizik, qoftë dhe pas moshës 40 vjeç,për të përfituar nga efekti i saj. Një studim i kryer nga dy universitete gjermane ai i Ulm-it dhe Heidelberg-ut kanë intervistuar 312 persona që shfaqnin probleme kardiovaskulare dhe 479 të tjerë të shëndetshëm të moshave nga 40 deri në 68 vjeç. Vullnetarëve u është kërkuar të shpjegonin, nëpërmjet një pyetësori, intensitetin dhe llojin e aktivitetit fizik që kishin kryer deri në atë kohë.

Sipas të dhënave që kanë referuar shkencëtarët për revistën “Heart”, duket që ata që kishin kryer aktivitet të rregullt fizik, shfaqnin 60 % më pak rrezik për shfaqjen e problemeve kardiovaskulare në krahasim me të tjerët që bënin një jetë sedentare. Por ajo që është theksuar nga ky studim është fakti që edhe pse ndërmjet moshës 20-30 vjeç, këta persona nuk kishin kryer asnjë lloj aktiviteti sportiv, fillimi i aktivitetit pas moshën 40 vjeç kishte dhënë mjaft rezultat në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Vullnetarët që kishin nisur të kryenin aktivitet sportiv rreth moshës 40 vjeç, kishin 55% më pak shans të kishin probleme kardiake, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që vazhdonin të bënin një jetë sedentare.

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!