Shërbimi psiko-social dhe sanitar në QSUT i munguar, stafi ngarkohet të bëjë rojën

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

punonjeset sociale

Punonjëset sociale dhe sanitaret në QSUT përdoren për të kryer shërbime jashtë profilit të tyre. Çdo ditë ato bëjnë punën si roje te dera, recepsioniste apo orientojnë pacientët duke iu shpjeguar dokumentacionin që mbajnë nëpër duar.

Një punë e tillë i vë punonjëset në situata të pakëndshme, pasi duhet të përballen me pacientë të acaruar, kërkesat e të cilëve jo domosdoshmërisht duhet të marrin zgjidhje nga ato. Të pyetura për pozicionin e tyre, nën zë shprehen të frikësuara. Kjo, pasi me rregullat e reja të diktuara nga drejtoria, asnjë pacient nuk duhet të vizitohet më në pavion, vetëm në Qendrën e Konsultave.

Nëse konstatohet diçka e tillë, mjeku merr paralajmërim për përjashtim nga puna. Në një situatë të tillë, lufta për t’i bërë pacientët që të kuptojnë këtë rregull është e madhe. Kjo luftë për t’i larguar nga pavionet dhe pesha për t’i ndërgjegjësuar ka rënë pikërisht mbi punonjëset sociale dhe santiret/roje. Një situatë e tillë është konstatuar edhe nga emisioni Stop, i cili denoncon rastin e punonjëseve sociale si dhe pozicionin e tyre në spital, që fatkeqësisht nuk lidhet me profilin e punës.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim