Për një bark të sheshtë, duhet të keni parasysh këto 3 këshilla

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Jeni ushqyer shëndetshëm dhe keni bërë stërvitje për muaj të tërë, por përsëri trupi juaj nuk është në formën e duhur? Ja çfarë duhet të keni parasysh për të pasur një bark të sheshtë:bark te sheshte

Nëse plani juaj i aktivitetit fizik nuk po funksionon për të djegur dhjamin në bark, atëherë duhet të ndërmerrni masa të tjera. Siguroheni të zgjidhni ushtrime me intensitet të lartë, që djegin kalori, si vrapimi, noti, hedhja në litar, kalërimi etj. Këto sporte ju ndihmojnë të digjni kalori dhe të reduktoni dhjamin në të gjithë trupin.

Sportet mund t’i kombinoni me dietat ushqimore. Shmangni ushqimet që përmbajnë yndyra të shumta, si disa lloje ëmbëlsirash, biskota të thata, margarinë etj. Përfshini më shumë ushqime të përmbajnë acide yndyrore të pangopura, si avokado, fruta të thata, farat e lirit dhe vaj ulliri (vetëm sigurohuni që të konsumoni sasinë e duhur). Ushqime të tjetra që luftojnë dhjamnin ose fryrjen në bark janë: boronica, ananasi, proteinat, produktet me bazë djathore, ushqimet e pasur me fibra etj.

Stresi mund të jetë një tjetër arsye për dhjamin në bark, duke qenë se shkakton prodhimin e kortizolit, hormoni i stresit që shton oreksin dhe çon në shtimin në peshë. Përpiquni të relaksoheni duke bërë joga, medituar, me anë të një masazhi etj.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut