SHPF: Ministria po fut ilaçe të rrezikshme për qytetarët

ilaceMinistria e Shëndetësisë përmes një urdhri për heqjen e disa kritereve për tenderimin e barnave, rrezikon të fusë në treg medikamente të pakontrolluara dhe të rrezikshme për pacientët. Kjo ishte deklarata e përfaqësuesve të shoqatës farmaceutike shqiptare gjatë një komunikimi për shtyp.

Sipas kësaj shoqate, urdhëri i ministrit Ilir Beqja ka qëllime për favorime klienteliste që mund të sjellin pasoja katastrofike të shërbimit farmaceutik në vend, pasi lejon përdorimin e disa  barnave që nuk janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu në këtë komunikatë u theksua se ministri nuk është konsultuar me grupet e interesit për të marrë mendimet dhe sugjerimet e tyre duke dëmtuar rëndë  transparencën.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim