3 trajtime të çuditshme për celulitin, që funksionojnë vërtetë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Celuliti nuk duhet t’ju turpërojë, pasi, duhet ta pranojmë: Shumica prej femrave kanë celulit. Ai fillon të shfaqet tek gati 90% e femrave pas periudhës së adoleshencës. Ka disa faktorë që ndikojnë në shfaqjen e celulitit, por, asnjëri prej tyre nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë vetëm për zhdukjen e tij. Këto 3 trajtime për celulitin mund të duken të çuditshme, megjithatë janë shumë efektive.celulit

Kastravecë

Një arsye për t’i pëlqyer më shumë kastravecët: Ata janë hidratues dhe të pasur me vitamina të ndryshme. Aplikoni feta të kastravecit direkt tek lëkura, pasi përbërësit kimikë tek kjo perime ndihmon për të tendosur kolagjenin dhe zhdukur shenjat e celulitit.

Kafe

Kafeina zgjeron enët e gjakut dhe tendos indet e jashtme të lëkurës. Duke e përdorur në lëkurë, ajo ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe metabolizon yndyrat.  Mund të bëni një maskë shumë të thjeshtë për trajtimin e celulitit: mjafton të kombinoni llumin e kafes me disa nga vajrat tuaj të preferuar – vaji i ullirit ose bajame – dhe e keni gati! (lexo më shumë këtu)

Xhelatinë

Xhelatina që nuk përmban sheqer ka një sërë përftimesh shëruese dhe zbukuruese. Një veçori e saj e jashtëzakonshme është rritja e prodhimit të kolagjenit. Mjafton vetëm që të hidhni çdo ditë pak pluhur xhelatine tek pija juaj e preferuar për të neutralizuar mungesën e kolagjenit, që është edhe një nga shkaktarët kryesor të celulitit.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve