Ja si të përballoni ankthin duke zbatuar këto këshilla!

Përgatiti për: www.shendeti.com.al: Elena Beta

stresi 89Stresi, nëse është jashtë kontrollit tuaj,  me të vërtetë mund t’ju shkaterrojë jetën, sepse kjo gjendje mund të shkaktojë simptoma: si paniku, frika, merak, ankth dhe lodhje, simptoma këto që kërcënojnë mirëqenien tonë në çdo  çdo aspekt.
Ja disa këshilla që mund t’ju vijën në ndihmë për të përballuar situatën, gjithsesi vizita tek mjeku është parësore dhe këshillohet në çdo rast.

Trupi jonë ka nevojë për tu lidhur me natyrën, por kohët e fundit për shkak të të ashtuquajturit qytetërim jemi të ndarë gjithmone e me shume nga natyra dhe te ekspozuar ndaj stresit urban, rrezatimet elektromagnetike dhe nga çdo dietë e varfër ushqyese. Të gjithë faktorë keta që shkaktojnë stres dhe ankth. Kur qendrojme kaq shumë kohë larg natyrës, çrregullime fizike dhe mendore eshte e sigurt qe do te shfaqen.
Planifikoni pushime të herë pas hershme në mënyrë te tille qe te kaloni kohë në det, në mal ose në ndonjë rezervë natyrore ku të qëndroni në paqe, vetëm apo me të dashurit tuaj. Nëse me te vërtetë nuk mund tia lejoni vetes këtë “luks”, edhe 15-minuta shëtitje në park çdo ditë mund të ndihmojnë.

Merrni një pushim të paktën 10 minuta për çdo 80 minuta punë intensive. Nëse flini shumë gjume, por perseri ndiheni te lodhur ose flini pak gjeja qe ju duhet të bëni është të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj! Varet se si flini dhe jo sa flini.

Teknologjia eshte e vërtetë qe eshte shumë e dobishme, por si me të gjitha gjërat e tjera nuk duhet të abuzojme me përdorimin e tyre. Duhet të jemi në gjendje të shkëputemi kur është e nevojshme. Me bollëkun e informacionit gjithnjë e në rritje që ne marrim çdo ditë, nuk është çudi që shumë prej nesh vuajnë nga ankthi.

Perfshini më shpesh në dieten tuaj ushqime të freskëta, organike dhe natyrore dhe do te furnizoni trupin tuaj me substancat ushqyese per te cilat ka nevoje.

Shpesh ankthi ynë është shkaktuar nga gjërat e tmerrshme që ne imagjinojme në bazë të “nëse”, gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën ose ato që mund të ndodhin në të ardhmen. Shkëputemi kaq shumenga jeta e perditshme dhe nga e tashmja si edhe nga vete trupi jonë.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës