Njihuni me ilaçin natyral kundër anemisë!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

lajthia8Lajthitë kanë disa vlera shumë të mira shëndetësore. Gjethet e thara në hije, pasi zihen, kullohen për t’u përdorur në shërimin e lëkurës së sëmurë. Në sasi të vogla ëmbëlsohen dhe përdoretn si çaj. Ato përmbajnë Vitaminë C, që ndihmon në punën e muskujve të kontraktuar të trupit, rregullon veprimet ritmike të zorrëve, nxit urinimin si dhe ngushton enët e gjakut. Ndihmon edhe ata që vuajnë nga variçet, hemorroidet (majasëlli), ndërpret heqjen e barkut si dhe hemoragji nga hundët.

Lëvorja e rrënjës grumbullohet në vjeshtë. Lëngu i përftuar prej saj ul temperaturat e larta të trupit, duke zëvendësuar aspirinën, që është kimikat nganjëherë i dëmshëm.

Pjalmi grumbullohet në kohën e lulëzimit, kur është pjekur mirë dhe ruhet ne qese letra. Përdoret kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Nga druri nxirret vaji, që ngjan me atë të ullirit dhe përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve, krimbave të zorrëve (askarideve) dhe pickimit të insekteve.

Fruti është pjesa më e dobishme. Thelbi ka vlera të mëdha; në përbërje të tij ka 60% yndyrë, 20% proteina, 16% albumina, pak sheqer etj. Fryti i lajthisë këshillohet për njerëzit anemikë (dobësi e përgjithshme e organizmit) si dhe për gratë shtatzëna.

Kura përgatitet duke përzier një kg lajthi me një kg mjaltë. Përdoren 3-4 lugë gjelle në ditë. Thelpinjtë e lajthisë bluhen dhe përzihen me miell për të bërë bukë speciale, biskota, çokollata etj.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit