Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Si një mënyrë mjaft të suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, studiuesit kanë parë lëngun e limonit. Edhe mjekët popullorë e rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht.
Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme.
Një mënyrë tjetër, njëlloj efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut është edhe konsumimi i bananeve.
Përveçse ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, ndihmojnë edhe kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë se ekziston një zgjidhje: banania. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al


