Ja mënyrat natyrore për të rritur nivelin e serotoninës në tru!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

truriSerotonina është një kimikat që përdoret si neurotransmetues për trurin. Njerezit e metabolizojnë serotoninën nga një aminoacid ose nga një gjysëm proteine e quajtur triptofan. Studimet tregojne se serotonina ka efekt madhor mbi humorin e njerzve prandaj për të rritur sa më shumë nivelin e saj duhet të konsumoni disa ushqime të veçanta:

Merrni vitaminë B: Vitamina B6 ndihmon në funksionin dhe zhvillimin e serotoninës në tru. Vitamina B6 ka efekte të shumta në kimikatet e trurit, kështu që njerëzit që janë të prirur për t’u prekur nga stresi duhet të shtojnë një produkt B-kompleks në dietën e tyre. Vitamina B6 dhe B12 janë të dy efektive në reduktimin e simptomave të depresionit. Revista Amerikane “Clinical Nutrition” ka publikuar një studim që ka treguar se nëse dieta plotësohet me vitamina B, mund të përmirësojë gjendjen e personave të prekur nga depresioni apo simptomat depresive.

50 deri në 100 miligram është doza e rekomanduar ditore e vitamonës B-kompleks.

Meditoni:

Studime të shumta shkencore kanë treguar se meditimi ju jep përfitime fizike dhe psikologjike. Meditimi rrit prodhimin e serotoninës. Ka një numër të praktikave meditative, të cilat do të përmirësojnë prodhimin e serotoninës.

Praktika më e dobishme për rritjen e serotoninës, është Meditimi Transcendental (TM).

Sipas studiuesve TM është një stimulues i fuqishëm në rritjen e niveleve të serotoninës. Meditimi ul nivelet e kortizolit në tru dhe është jashtëzakonisht i aftë për të shkaktuar një relaksim të trurit. Një tjetër praktikë meditues në lidhje me rritjen e niveleve të serotoninës është reduktimi i stresit.

Burimi: healthyhousetips / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës