Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi i Edukimit miratojnë rregulloren e provimit të certifikimit!

mjeket 2Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi i Edukimit në Vazhdim kanë miratuar rregulloren për provimin që japin mjekët, stomatologët, farmacistët e infermierët, të cilët nuk marrin kreditet e mjaftueshme brenda cikleve vjetore apo 5- vjeçare. Po ashtu, në rregullore janë parashikuar edhe kategoritë e bluzave të bardha, të cilët do të përjashtohen nga hyrja në provimin e certifikimit, për matjen e nivelit të njohurive.

Kjo rregullore ka për qëllim të përcaktojë rregullat dhe mënyrën e organizimit të certifikimit për profesionistët e shëndetësisë që nuk përmbushin kërkesat e programit të certifikimit.

Ndryshimet në rregullore kanë të bëjnë kryesisht me organizimin në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Provimeve dhe fondin e pyetjeve që del për mjekët që neglizhojnë aktivitetet dhe seminaret edukimit në vazhdim. Sa i përket tarifës që do të duhet të paguajnë profesionistët që do të hyjnë në provim, është vendosur që të jetë sa tarifa e provimit të shtetit, 10 mijë lekë kush testohet për herë të parë. Secili prej kandidatëve ka mundësi deri në pesë herë për të ruajtur vendin e punës, pasi kaq janë edhe shanset që të mund të hyjnë në provim.

Në rregullore, në nenin 3 pika 4 e tij përcaktohen edhe tri kategoritë e profesionistëve të shëndetit që përjashtohen nga detyrimi i dhënies së këtij provimi.

Rregullorja përcakton gjithashtu se provimi i ricertifikimit kryhet për të vlerësuar nivelin e njohurive dhe kompetencave të profesionistëve, të cilët nuk janë angazhuar plotësisht në edukimin e tyre në vazhdim gjatë një cikli ricertifikimi.

Përmbajtja e provimit hartohet nga Komisioni i Provimit të Certifikimit, në përputhje me fushën e veprimtarisë profesionale dhe me zhvillimet e reja shkencore në këtë fushë. Urdhëri Profesional (UP) ëxhtë përgjegjës përkatësisht UMSH, UFSH, dhe USSH është bashkëpërgjegjës për hartimin e programit të provimit të certifikimit.

Qendra Kombëtare e Edukimit për Vazhdim (QKEV) është autoriteti që administron regjistrimin e profesionistëve dhe krediteve të tyre në regjistrin ombëtar të certifikimit. QKEV administron dhe procesin e administrimin të provimit të certifikimit.

Datat e zhvillimit të testimit, janë caktuar gjatë periudhës prill-tetor, ndërkohë që data përfundimtare do të vendoset nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Provimeve. Ndërkohë, bëhet e ditur se provimi për profesionistët e së njëjtës fushë specialiteti kryhet në të njëjtat data. Programi orientues i provimit të ricertifikimit shpallet së paku 3 muaj përpara datës së parë të provimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në rastet kur numri i pjesëmarrësve për provim për një specialitet të caktuar është më i vogës se 50 vetë, atëhere provimi do të zhvillohet me shkrim pranë Komisionit të Provimit të certifikimit.

Rezultatet e provimit të ricertifikimit shpallen nga AKP-ja, që i përcjell Ministrisë së Shëndetësisë listën e rezultateve të provimit të ricertifikimit. Profesionisti pjesëmarrës në provim ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të kontestojë rezultatin me një ankesë me shkrim pranë AKP-së brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultatit. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Ricertifikimit./ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele