Kryhet për herë të parë transplanti i të dyja duarve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

transplant i duarve

Është kryer për herë të parë në Angli transplanti i të dyja duarve. Chris King, 57 vjeç, i humbi duart, përveç gishtit të madh, gjatë një aksidenti në punë tre vite më parë.

Ai është personi i parë që ka zëvendësuar të dyja duart dhe i dyti në Angli që ka kryer transplanto në dorë. Transplanti i parë i njërës dorë në Britani është kryer në vitin 2012 nga i njëjti mjek.

Teksa po merre veten pas operacionit tek qendra britanike e specializuar për operacione, tek “Leeds General Infirmary”, ai shprehet: “Nuk do të uroja për asgjë më shumë”.

“Është më mirë se të fitosh një lotari, pasi ndihesh i plotë përsëri”.

translpant i duarve1

Për dhuruesin nuk është zbuluar akoma asnjë informacion. Sipas z. King, operacioni ka rezultuar me sukses. Tani ai mund t’i lëvizë të dyja duart, mund të mbajë objekte me to dhe të vishet.

“Janë duart e mia. Gjaku im po kalon përmes tyre. Duket sikur duart janë bërë për mua. Ato më përshtaten krejtësisht”, shprehet ai.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera