“Djersa na mban gjallë”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Jeni të bezdisur nga djersa? Në fakt ajo është arsyeja që ne vazhdojmë të ekzistojmë, përndryshe nxehtësia do të na kishte vrarë.

Sipas Vybarr Cregan-Reid, ekspert i mjedisit në Universitetin e Kentit, njerëzit nuk do të mund të mbijetonin pa djersitjen.djersitje

Në një artikull të publikuar tek revista “The Conversation”, ai shpjegon se si funksionon djersitja dhe pse është e rëndësishme për njeriun.

Shumë kafshë djersitin, por asnjë prej tyre nuk përdor një teknologji ftohjeje kaq të rafinuar dhe efikase sa njeriu.

Është e dukshme se ne jemi në gjendje të zhvillojmë më shumë stimuj intelektualë se çdo gjitar tjetër, megjithatë, çdo përdorues kompjuteri e di që fuqia kompjuterike është krejtësisht e padobishme nëse prishet sistemi i ftohjes.

Dhe kjo e bën ndryshimin. Aftësia për të ruajtur një temperaturë të qëndrueshme, në mënyrë që jo vetëm të mund të lëvizim, por edhe të mendojmë gjatë lëvizjes.

“Pa gjëndrat e djersës në lëkurë, të cilat punojnë për mbajtjen nën kontroll të temperaturës, ju nuk do të ishit këtu”, thotë Cregan-Reid.

Ndërkohë që luftoni me djersën gjatë ditëve të nxehta të verës, mendoni që aftësia e lëkurës për të djersitur është ajo që na mban gjallë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës