Si t’i shëroni kallot në këmbë me aloe vera?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

kallo ne kembe_aloe vera

Të gjithë ata që mbathin sandale e dinë se sa e bezdisshme dhe e pakëndshme është të kesh këmbë të plasaritura. Për të shpëtuar nga ky problem, do t’ju tregojmë një trajtim me aloe vera.

Aloe Vera ka veti zbutëse dhe antibakteriale, që e bëjnë atë trajtimin e duhur për thembrat e thata dhe të plasaritura. Ajo ndihmon gjithashtu për largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe rritjen e qelizave të reja.

Trajtimi:

  • Përzieni 4 lugë gjelle xhel aloe vera dhe ½ filxhan me bollgur dhe miell grami.
  • E vendosni të gjithë pastën e përgatitur tek këmbët e plasaritura dhe i masazhoni me kujdes.
  • Lëreni për 10 minuta.
  • Më pas i lani këmbët me ujë të vakët
  • Përsëriteni këtë trajtim 1 ose 2 herë në javë për të parandaluar dhe trajtuar kallot në këmbë.

Burimi: Top 10 Home Remedies / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha