Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Disa shenja që mund t’ju duken të vogla dhe të parëndësishme në trup, mund t’ju tregojnë shumë për gjendjen tuaj shëndetësore. Prandaj është mirë që të mbani nën kontroll çdo ndryshim që ndodh në trupin tuaj.
Gunga: ndryshimet në sistemin limfatik mund të tregojnë një shenjë paralajmëruese për shfaqjen e kancerit. Gungat krijohen zakonisht kur nyjet limfatike zgjerohen. Në këto raste ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.
Gjakderdhje e vazhdueshme që nuk ndalet: funksioni jonormal i qelizave të kuqe të gjakut dhe trombocitet janë një shenjë e zakonshme e leukemisë.
Ndryshimet e thonjve: çdo ndryshim i pazakontë në thonj që nuk është i shkaktuar nga lëndimet e rastit mund të tregojë për disa lloje të kancerit. Kanceri i lëkurës ka si njërën nga simptomat dalluese thonjtë e zinj apo kafe si dhe gunga në thonj. Thonjtë e zbehtë dhe të bardhë mund të jenë shenjë e kancerit të mushkërive.
Gjinj të kuq, të lënduar ose të fryrë: disa nga simptomat e kancerit të gjirit janë ndryshimet dhe lëndimet e tij. Nëse vëreni gunga, skuqje apo fryrje të gjinjve tuaj atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.
Enjtje të fytyrës: nëse keni enjtje, skuqje dhe fryrje të syve dhe fytyrës për një kohë të gjatë duhet të konsultoheni me mjekun sepse mund të jenë një shenjë paralajmëruese e kancerit të mushkerive, i cili bllokon enët e gjakut dhe shkakton fryrje që vërehet edhe në fytyrë.
Një plagë që nuk shërohet shpejt dhe lehtë: llojet e ndryshme të kancerit të lëkurës, përfshirë këtu edhe melanomën tregojnë zakonisht ndryshime të pazakonta në lëkurë dhe shfaqen me plagë që nuk shërohen për një kohë të gjatë./
Burimi: Daily Mail


