A është ky babai më i keq në botë? Filmon fëmijët e vegjël të dehur

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

video

Ky është një moment shokues kur një baba nuk ndalon së qeshuri ndërkohë që po filmon dy djemtë e tij të vegjël që enden rreth dhomës së hotelit të dehur. Ata kishin ngatërruar lëngun e frutave me alkoolin, dhe kishin përfunduar në këtë gjendje.

Videoja e dy djemve është postuar në internet dhe tani po bën xhiron e botës. Nuk dihet akoma se ku është bërë kjo video dhe nuk ka të dhëna për familjen.

Babai ishte kthyer në dhomën e hotelit pasi e kishin njoftuar se fëmijët kishin marrë pije nga frigoriferi. Nuk është bërë e ditur se çfarë substance kanë pirë, mendohet të kenë pirë diçka toksike, si verë të përzier me glikanxo.

Në videon shihet që babi nuk shqetësohet aspak për fëmijët, madje tallet me ta. Në vend që të kujdeset për ta, ai i filmon ndërkohë që nuk ndalon së qeshuri.

Në YouTube videoja ka marrë më shumë se 300 mijë shikime dhe dyfish më shumë mospëlqime se sa pëlqime.

https://youtu.be/KTT62tLPN2w

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj