Aktorja shpërthen në lot gjatë një emisioni televiziv: “Kanceri po avancon”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Më shumë se një vit pasi u diagnostifikua me kancer, aktorja e famshme Shannen Doherty ka zbuluar se kanceri ka filluar t’i përhapet në të gjithë gjirin.

Shannen Doherty1

“Kam kancer të gjirit, i cili ishte shpërndarë në nyjat limfatike. Pas një ndërhyrjeje mësuam se disa qeliza kancerogjene mund të jenë shpërndarë jashtë nyjave limfatike. Prandaj po bëj kimioterapi dhe pas saj do t’i nënshtrohem rrezatimit”, zbuloi aktorja gjatë një emisioni televiziv.

Është një udhëtim që Doherty ka nisur ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Muajin e kaluar ajo postoi një seri fotosh në Instagram, ku dokumentoi procesin e prerjes së flokëve, ndërkohë që kishte pranë nënën dhe miken e fëmijërisë.

“E panjohura është gjithmonë pjesa më e vështirë.  A do të funksionojë kimioterapia? A do të funksionojë rrezatimi? Gjithçka tjetër është e kontrollueshme. Dhimbja është e kontrollueshme, të jetuarit pa gji, shqetësimi për të ardhmen dhe si do të ndikojë ajo tek njerëzit që do”, rrëfen ajo mes lotësh.

Burimi: Today.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?