Si ta dalloni që niveli i sheqerit në gjak ju është rritur dhe çfarë duhet të bëni në këto raste

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Hiperglicemia është termi mjekësor që përdoret për nivelin e lartë të sheqerit në gjak, i cili është një kusht ku trupi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme dhe nuk e përdor atë në mënyrë efikase.

Nëse niveli i sheqerit në gjak qëndron në nivele të larta për një periudhë të gjatë kohore atëherë mund t’ju shkaktojë probleme tek veshkat, sytë, enët e gjakut dhe nervat.

Cilat janë simptomat që tregojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak?

  • glicemia ne gjakProbleme me shikimin
  • Lodhje e vazhdueshme
  • Vështirësi në përqëndrim
  • Etje e vazhdueshme
  • Plagë apo gërvishtje që nuk shërohen për një kohë të gjatë etj

Çfarë e shkakton rritjen e nivelit të sheqerit në gjak?

  • Dieta e varfër ushqimore
  • Stresi
  • Përdorimi i medikamenteve të caktuara
  • Konsumimi i shumtë i ushqimeve të pashëndetshme
  • Mungesa e aktivitetit fizik

Çfarë ju ndihmon në këto raste?

Së pari duhet të ndryshoni dietën ushqimore. Duhet të konsumoni lëngje të freskëta dhe ujë. Nëse nuk shikoni përmirësume duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. Aktiviteti fizik është një aleat shumë i mirë në përshpejtimin e metabolizmit dhe stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi