Humbja më e vogël e gjumit frenon të folurën tek fëmijët

Humbja e vetëm një ore gjumë gjatë ditës, fëmijëve deri në dhjetë vjeç u krijon vështirësi në lexim, shkrim dhe zotërim të gjuhës. Edhe mungesa më e vogël e gjumit te fëmijët shkakton vështirësi në zhvillimin konjitiv, sidomos në zotërimin e gjuhës, shkrimit dhe leximit.

“Studimet tona kanë treguar se nëse humbet edhe vetëm një orë gjumë në ditë, për një javë pengon funksionim normal neurokonjitiv të trurit”, ka konstatuar Rachel Waford, nga Universiteti i Louisville, e cila e ka udhëhequr studimin.

gjume femijeAjo ka shtuar se fëmijëve parashkollore u nevojiten 11-13 orë gjumë, ndërsa shkollarëve deri në moshën 10-vjeçare – mes 10 e 11. Ajo ka theksuar edhe këshilla praktike si të arrini që fëmija juaj të zgjohet çdo mëngjes i çlodhur dhe i ngopur me gjumë.

1. Përmbajuni rreptësisht rutinës para gjumit;

2. Para shtrirjes në shtrat fikeni televizorin dhe relaksohuni së bashku me fëmijën tuaj;

3. Shmangni çfarëdo ushqimi ose pije e cila përmban kafeinë ose stimulantë të tjerë të paktën tri orë para fjetjes;

4. Në shtrat fëmija nuk duhet të shkojë i uritur, mirëpo nuk do të duhej as ta teprojë me ushqim;

5. Errësojeni dhomën e fjetjes, temperaturën rregullojeni për tri deri katër gradë më ulët dhe nëse ka çfarëdo mundësie përkujdesuni që në të të mos depërtojë zhurma;

6. Zgjohuni gjithmonë në të njëjtën kohë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim