Bëni dush me ujë të ftohtë dhe ja përfitimet që do të merrni në shëndet

Përshtati në shqip për “sehndeti.com.al”: D.Bardhi

E kemi thënë edhe në postimet e mëparshme se uji është burimi i jetës, ai luan role thelbësore në trup. Por në këtë postim do t’ju tregojmë se përfitimet e ujit shkojnë përtej konsumit të brendshëm, kontakti i jashtëm ndaj ujit ndikon pozitivisht në shëndet gjithashtu.

Shpëlarja e trupit me ujë të ftohtë sjell përfitime të shumta në shëndet. Ju mund të bëni dush me ujë të vakët dhe më pas ta ftohni ujin në mënyrë graduale derisa të përshtatet me temperaturën e trupit.

Ja përfitimet që sjell dushi me ujë të ftohtë:

dush i ftohteStimulon sistemin imunitar: dushi i ftohtë e bën trupin të reagojë menjëherë, kjo gjë ndikon në forcim të sistemit imunitar. Një sistem imunitar i fortë i përgjigjet më mirë luftimit të viruseve dhe infeksioneve.

Lëkurë e shëndetshme: dushi me ujë të ftohtë do ruajë qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës. Nga ana tjetër, dushi me ujë të ngrohtë ka tendencë ta bëjë lëkurën më të thatë dhe më pak të hidratuar.

Përmirëson qarkullimin e gjakut: njerëzit që kanë probleme më qarkullimin e gjakut do kishin si terapinë më të mirë dushin me ujë të ftohtë. Uji i ftohtë ndihmon në furnizimin me oksigjen të gjithë trupin.

Parandalon formimin e venave dhe variçeve: duke qënë se uji i ftohtë përmirëson qarkullimin e gjakut, ai shkakton ngushtim të enëve të gjakut, kjo gjë çon edhe në reduktim të dukshëm të venave dhe variçeve.

Lehtëson simptomat e stresit: dushi i ftohtë lehtëson gjendjen e stresit dhe ankthit.

Përmirëson shëndetin e flokëve: uji i ftohtë është i dobishëm për flokët pasi parandalon thatësinë e tyre. Uji i ngrohtë dehidraton flokët dhe i bën ato më pak të qëndrueshme.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin