Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Infeksionet urinare renditen të dytat, pas infeksioneve respiratore, për përhapjen e tyre në popullsi.
Ato shkaktohen nga prania e baktereve patogjene në rrugët urinare. Në rastet kur nuk kurohen në mënyrën e duhur mund të çojnë në komplikime të tjera të rrezikshme.
Infeksionet shkaktohen nga depërtimi i mikrobeve përmes uretres ose nga baktere të cilat jetojnë normalisht në organizmin tonë, kryesisht në zorrë. Infeksionet urinare janë më të shpeshta tek femrat në krahasim me meshkujt, për shkak të anatomisë të aparatit urinar.
Simptomat e infeksioneve urinare jane:
Urinimi i shpeshtë
Dhimbje në zonën pubike
Dhimbje dhe djegie gjatë urinimit
Ethe
Temperaturë
Gjak në urinë
Diagnostikimi dhe kurimi i këtyre sëmundjeve duhet të kryhet gjithmonë nga mjeku specialist.
Bimët mjekësore japin rezultate pozitive në rastin e infeksioneve më të lehta dhe jo të komplikuara. Qëllimi i përdorimit të bimëve bëhet për të ndihmuar shtimin e diurezës ( eliminimin e ujrave), vecanerisht kur në organizëm grumbullohet ujë dhe kripëra duke formuar edema (enjtje). Bimet perdoren, gjithashtu, për të mënjanuar substancat e dëmshme dhe helmuese të ndryshme, që formohen ne gjak gjatë ndryshimeve metabolike, apo që hyjnë në organizëm me rruge të ndryshme.
Një nga bimët që mund të përdoren për kurimin e infeksioneve të traktit urinar është hithra, lëndët aktive të së cilës gjenden tek gjethet. Gjethet e hithrës përmbajnë taninë, vitaminë B2, A, C, K, kripëra të potasit etj.
Pergatitja: Një lugë me gjethet e hithrës të thara hidhet në një gotë me ujë, zihet 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Mund të pihen 1-3 gota në ditë.
Mëllaga: Gjethet dhe lulet e kësaj bime kanë veti antiinflamatore dhe qetësuese. Dy lugë çaji me lule ose gjethe hidhen në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë, përmbajtja lihet 15-30 minuta. Çaji që përfitohet kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Mund të pihen 2-3 gota në ditë.
Burimi: healthyfood / shendeti.com.al


