“E luftova kancerin pasi hoqa dorë nga karbohidratet”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

I kishin dhënë vetëm një vit jetë nëse do t’i nënshtrohej trajtimit, ose tre muaj nëse nuk do t’i nënshtrohej. Por, edhe pse ka kaluar një vit, babai i dy fëmijëve jo vetëm që nuk ka ndërruar jetë, por ka filluar të shfaqë përmirësime, ndërkohë që masa e tumorit ka filluar të zvogëlohet.Dave Bolton

35-vjeçari  Dave Bolton mendon se heqja dorë nga karbohidratet dhe zëvendësimi i tyre me yndyra të shëndetshme e kanë ndihmuar që të zvogëlohet tumori.

Ish-shefi i policisë ishte prekur nga tumori në tru Glioblastoma Multiform 4, i njohur si “përfundimtar” për shkallën e mbijetesës.

Në qershor të këtij viti, mjekët i thanë se nuk ka ngelur shumë nga masa e tumorit, dhe ai mendon se përgjegjëse për këtë ka qenë ndryshimi i dietës.

Ai vendosi të limitojë ushqimet e pasura me karbohidrate, sheqerna, dhe shumë fruta dhe perime, dhe në vend të tyre konsumoi më shumë mish, produkte me bazë djathore dhe yndyra.

Disa ekspertë mbrojnë teorinë se dieta “ketogenic” ndalon furnizimin e tumoreve, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka prova që vërtetojnë se ajo mund të ndihmojë në luftimin e kancerit.

Onkologu  Karol Sikora tregon për Daily Mail: “Nuk ka prova që vërtetojnë se këto terapi alternative funksionojnë. Shumë njerëz besojnë se ata funksionojnë dhe ky është një problem. Do rekomandoja trajtime konvencionale dhe terapi alternative nëse vërtet doni, por jo të zëvendësoni të parën me të

Bloton e di se nuk është kuruar akoma, megjithatë beson që do të jetë akoma gjallë edhe pas 10 vitesh. “Njerëzit të gjithë më pyesin si mund të jem kaq pozitiv, por për mua është e vetmja mënyrë për të jetuar. Mund të duket e habitshme për shumë njerëz, por në njëfarë mënyre i jam mirënjohës këtij tumori, pasi më dha një tjetër kuptim për jetën”.

Çfarë është dieta “ketogenic”

Kjo dietë është përdorur në mënyrë eksperimentale për të ndihmuar disa pacientë të kontrollojnë madhësinë e tumorit në tru. Shumë pacientë me kancer gjithashtu zgjedhin një dietë të pasur me fruta dhe perime me shpresën se mund të luftojnë sëmundjen. Dieta kërkon që të limitohet në maksimum konsumimi i ushqimeve të pasura me karbohidrate, si makarona, oriz, sheqer, ëmbëlsira dhe biskota; fruta dhe perime.

Pacientët duhet të konsumojnë ushqime të pasura me yndyra, si vaj ulliri, gjalpë, vaj kokosi, dhe proteina, si mish, peshk, vezë etj.

Ideja është që të konsumohen sa më pak karbohidrate, në mënyrë që trupi të fillojë të prodhojë ketone si një burim energjie alternative (këto prodhohen nga mëlçia me anë të yndyrës së trupit).

Glukoza çon në zhvillimin e shpejtë të tumorit, prandaj, nëse pakësohen karbohidratet, ulet niveli i sheqerit në gjak dhe në këtë mënyrë pengohet furnizimi i tumorit me glukozë.

Ketonet, që trupi i prodhon si një burim energjie për zëvendësimin e glukozës, mund të përdoren nga qelizat e shëndetshme dhe jo nga ato kancerogjene.

Por, ekspertët e kancerit thonë se duhet të tregohemi të kujdesshëm rreth çdo diete në lidhje me kancerin.

Profesor  Tim Key, nga Universiteti i Oksfordit, thotë se ka shumë pak prova në lidhje me këtë dietë. Onkologu Karol Sikora thotë gjithashtu se nuk ka asnjë provë se kjo dietë mund të kurojë kancerin.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës