E qeshura është gjimnastikë për trurin

E qeshuraNdjenja e humorit mund të ndihmojë kundër humbjes së kujtesës tek të moshuarit dhe të qeshurit rrit aftësinë për të kujtuar duke përfshirë aktivitetin e çdo zone të trurit. Efektet e të qeshurave janë njësoj me ato që arrihen përmes meditimit. Një gjë e tillë sugjerohet nga dy studime të prezantuara në takimin vjetor të Mjekësisë Eksperimentale në San Diego, Kaliforni, raporton agjencia ANSA.

Studimi i parë u krye tek të moshuar diabetik dhe të shëndetshëm, të cilët u ndanë në dy grupe. Grupi i parë pa video humoristike 20-minutëshe dhe ishte pikërisht grupi që pati ulje më të madhe të kortizolit, hormonit që çon në rritjen e sheqerit dhe të stresit dhe tregoi edhe një rendiment më të mirë në testet e kujtesës.

Studimi i dytë tregoi efektet e llojeve të ndryshme të videove humoristike, komike apo antistres tek 32 persona që iu nënshtruan elektroencefalogramës. Ata që kishin parë video të lezetshme tregonin nivele më të larta të valëve gama, frekuencat e vetme që lëvizin në çdo pjesë të trurit duke aktivizuar nivele të larta të integrimit mes funksioneve të ndryshme. Një lloj gjimnastike e trurit që ndihmon për të mbajtur mend më shumë, përmbyllin autorët./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras