Kushdo që është i prekur nga infeksioni i lëkurës, që mban emrin “Psoriasis” duhet të kujdeset herë pas here edhe për kontrollin e veshkave. Kjo për arsye sepse efektet e këtij infeksioni mund të jenë rrëzikshmëri e lartë për zhvillimin e sëmundjeve kronike të veshkave.
Por çfarë është “Psoriasis”?
Infeksion kronik i lëkurës, nuk përcillet tek të tjerët e që zakonisht prek moshat 15-25 deri 40-vjeç. Është infeksion i trashëgueshëm, i cili krijohet si shkak i stresit, plakjes para kohe së lëkurës, infeksionet bakteriale, por edhe nga kushtet e mjedisit apo alergjitë ushqimore. Zakonisht shfaqet në formën e njollave të kuqe në lëkurë.
Studimet kanë vërtetuar se me kalimin e kohës dhe lënien pas dore të kurimit të këtij infeksioni, ai mund të jetë shkak i krizave të zemrës, krizave në tru, infeksioneve të ndryshme apo dëmtimit të veshkave.
Disa ekspertë italianë, nga rezultatet e studimeve gjatë këtyre kohëve, i kanë kushtuar rëndësi kësaj të fundit.
Annamaria Offidani, drejtoreshë e Klinikës së Dermatologjisë në Universitetin Spitalor “Riuniti”, tha se të prekurit nga ky infeksion, vëmendjen primare duhet t’ja kushtojnë veshkave dhe kontrollit sistematik të tyre. Ndryshe sëmundje kronike mund të shfaqen.
Sipas tyre, kjo është baza e problemit, i cili aktualisht po mendohet të merret në shqyrtim më të zgjeruar. Ndërkohë, sugjerimet janë për kontrolle të vazhdueshme dhe moslënie pas dore të kurimit të infeksionit.



