Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj
Rënia e flokut ka qenë jo shumë vite më parë një problem që shfaqej vetëm në mosha të mëdha, ndërsa në ditët e sotme konsiderohet si një problem shumë i shpeshtë si tek meshkuj ashtu edhe tek femrat. Shkaqet e kësaj dukurie përfshijnë përpos të tjerave rritjen e nivelit të ndotjes, ankthit dhe kontaktit në jetën e përditshme me shumë toksina, duke filluar nga ato që merren me ushqimet e përpunuara.
Rënia e flokëve prek shumë vetëbesimin e njerëzve që e vuajnë dhe, pavarësisht nga mjetet që zgjidhen për të minimizuar rënien, duke filluar nga shampot , kurat natyrale apo edhe transplantet e flokëve, shpesh nuk arrihen rezultatet e duhura, pa përmendur edhe kostot e larta.
Më poshtë do të gjeni një maskë efikase për rritjen e flokëve:
Përbërësit:
– Një e verdhë veze
– 2 lugë të vogla vaj kastori ( ricini)
– 1 lugë të vogël me mjaltë
Si ta përgatisni
Fillimisht vendosini në një enë të gjithë ingredientët dhe përziejini mirë deri sa përbërja të jetë homogjene. Aplikojeni përbërjen mbi rrënjë dhe masazhojeni lehtësisht me mollëzat e gishtërinjve për disa minuta. Më pas aplikojeni masën e mbetur në të gjithë flokun tuaj. Pasi të mbaroni me vendosjen e përzierjes, mbulojeni kokën dhe lërini ashtu për tre orë. Në fund lajeni kokën.
Për të arritur rezultate më mbresëlënëse përsëriteni procedurën dy herë në javë për të paktën dy muaj.
Po shpjegojmë më mirë vetitë kuruese të këtyre produkteve.
Vaji i kastorit është përdorur ndër vite si kurë ndaj rënies së flokëve sepse përmban një numër shumë të madh antibakterialësh. Ky vaj është gjithashtu shumë i dobishëm për të shëruar infeksionet e ndryshme të skalpit dhe lufton zbokthin.
Mbi të gjitha është i pasur me acid ricinoleik, i cili ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut si dhe përshpejton rritjen e flokut nga 3 deri në 5 herë më shumë.
E verdha e vezës përmban një numër të madh proteinash që stimulojnë rritjen e flokëve dhe ndihmojnë për të pasur flokë më të shëndetshëm.
Mjalti ka një sasi të madhe antioksiduesish dhe përmban ingredientë anti mikorbesh dhe dyllë bletësh, që është një nga kuruesit më të fuqishëm të humbjes së flokëve.
Suksesi i kësaj kure është e garantuar.
Burimi :healthyfoodworld.net


