Ja si të kuroni dhimbjet kronike me ndihmën e tai – chi!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

tai chiNdërkohë që bëni tai chi, ju vini në lëvizje të gjithë muskujt e trupit nëpërmjet një serie lëvizjesh. Ndërkohë që lëvizni merrni frymë thellë dhe natyrisht, vëmendja përqendrohe në një zonë të vetme:  nën kërthizë. Në praktikën dhe teorinë e tai chi, kjo zonë është pika e magazinimit të energjisë në trup apo siç quhet ndryshe, chi.

Zakonisht njerëzit marrin mësime tai-chi një herë ose dy herë në javë për të mësuar posturat, pastaj mund të ushtrohen edhe në shtëpi. Seancat, të cilat zakonisht zgjasin një orë, fillojnë me meditim dhe me postura, të cilat bëhen ngadalë. Posturat dhe frymëmarrja e thellë janë elementet kyçe të tai – chi. Nëse kryeni seanca të vazhdueshme tai chi jep përfitime të mëdha.

Disa hulumtime tregojnë se tai chi mund t’ju vije shumë në ndihmë personave të prekur nga osteoartriti, artriti reumatoid, dhimbje koke nga tensioni apo edhe personave me probleme të tjera shëndetësore që ju shkaktojnë dhimbje të forta trupi.

Në një studim,  66 njerëzit me fibromialgji (sëmundje që shkakton dhimbje dhe lodhje të muskujve) u kategorizuan në dy grupe: një grup praktikoi tai chi dy herë në javë, grupi tjetër bëri seanca të tjera ushtrimesh dy herë në javë. Pas 12 javësh, personat që ndoqën mësimet e tai chi raportuan më pak dhimbje, më pak simptoma të depresionit, dhe gjumë të mirë krahasuar em grupin tjetër. Rezultatet u botuan në revistën Angleze të Mjekësisë.

Burimi: health.harvard.edu

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin