Mijëra pacientë me sëmundje të veshkave mund të shpëtohen…me vetëm një gotë ujë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

13 mijë pacientë vdesin çdo ditë nga sëmundjet e veshkave të shkaktuara nga dehidratimi. Të gjitha këto vdekje mund të shmangen me një kujdes më të veçantë dhe informim të pacientëve nga mjekët dhe infermierët. Sipas ekspertëve, lëndimi akut i veshkave është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen sot mjekët, që prek jetën e më shumë se 1000 pacientëve çdo muaj.veshka

Mungesa e lëngjeve bën që veshkat të mos kenë mundësi të filtrojnë toksinat në gjak dhe t’i nxjerrin nëpërmjet urinës. Toksinat fillojnë të grumbullohen në veshka dhe shkaktojnë probleme të rënda. Ka raste që për të mbijetuar pacientëve u duhet të kryejnë transplant në veshka.

Të moshuarit dhe personat me shqetësime shëndetësore kronike, si sëmundje të zemrës ose diabet, janë më të rrezikuar të preken nga sëmundjet e veshkave.

Problemet në veshka mund të shfaqen si rezultat i një sëmundjeje ose pas përdorimit të medikamenteve të ndryshme. Por mund të ndodhin edhe për shkak të moskonsumimit mjaftueshëm të ujit.

Mënyra më e mirë për të kontrolluar funksionimin e veshkave dhe problemet me to është testi i gjakut, që analizon nivelet e “creatinine”, një përbërës kimik i prodhuar nga muskujt.

Veshkat e shëndetshme e filtrojnë këtë përbërës dhe lëngje të tjera të tepërta nga gjaku dhe i nxjerrin ato në formën e urinës. Nivelet e larta të këtij përbërës në gjak tregojnë për funksionim jo të mirë të veshkave.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra