Beqaj, ironi ndaj drejtuesve të Spitalit Amerikan: Klod, shoh që qenkeni përkeqësuar!

ministri-beqaj-kongresi-spitali-amerikan

Denisa Canameti, shendeti.com.al

Ministri Beqaj,  pranishëm sot në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar Mjekësor, nuk i ka kursyer batutat.

“Vitin e kaluar, Klod (dr. Klodian Allajbeu, drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan), kam qenë pak në merak në konferencën e parë, sepse atëherë me një lloj xhelozie, vura re që salla e konferencës tënde mbushej plot e përplot, ndërsa ato kur i thërriste ministria, nuk mbusheshin plot. Në fakt, në vend që ne duhet të përmirësohemi, konstatoj që në këtë mëngjes, fillimisht, me sa duket, edhe ju qenkeni përkeqësuar”.

Kështu u shpreh ministri, ndërkohë që teksa përmendi kreditet, theksoi: “…të paktën, do të kërkoja të jeni rigoroz që kur të jepni në fund të ditës kreditet, të mos i masni vetëm me atë që erdhën në kohën e drekës, po filloni t’i masni me ata që ishin që në mëngjes”.

Në këtë mënyrë, ministri ka vënë “gishtin në plagë” pikërisht në çështjen e krediteve, për të cilat jo rrallë ka pasur përplasje me mjekët.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim