Skandali i qofteve: Brumi dhe mishi i qofteve në dysheme

Formula e përgatitjes së qofteve: pak mish derri, stomak pule, dhjamë dhe mikrobe të mbledhura nga dyshemeja. Kështu përgatiten qoftet që i serviren konsumatorit shqiptar.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka shfaqur mbrëmjen e sotme pamje alarmante të përgatitjes së qofteve, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar, në një punishte prodhimi qoftesh pranë rrugës “Bardhyl”, në Tiranë.skandali-i-qofteve

Subjekti “Tirana Meat Center”, kërkonte prej kohësh një punëtore e cila duhet të ndihmonte në përgatitjen e brumit të qofteve. Që në ditën e parë të punës “punëtorja” e re, një bashkëpunëtore e emisionit, u përball me një situatë alarmante.

Pronari, i cili ndihmonte në grirjen e mishit dhe të dhjamit të derrit, e kishte mbledhur atë në qese plastike dhe  vendosur ne dysheme. Gjatë kohës që makina grinte, pronari mblidhte copat e dhjamit të rënë në dysheme dhe i hidhte në grirëse.

E njëjta gjë ndodhte edhe gjatë përgatitjes së brumit. Në momentin e përzierjes ai trajtohej pa dorëza nga njëra prej punëtoreve. Një pjesë e brumit kish rënë në tokë. Por edhe në këtë rast punëtorja e mblodhi dhe e futi sërish në përzierjen e përgatitur. Nuk respektohej asnjë kusht higjenik.

Në këtë subjekt, pas njoftimit të bërë nga gazetarët e Fiksit, u ushtrua një kontroll edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, drejtoria rajonale e Tiranës. Pas kontrollit inspektorët e këtij autoriteti konstatuan kushte të papërshtatshme të ambienteve në të cilat punohej, në mure kishte lagështirë, dhe ambienti nuk ishte i ndarë në dhoma të veçanta apo sektorë të veçanta siç e përcaktojnë kushtet e vendosura në momentin e licencimit. Ky subjekt kishte dy etiketa të miratuara, njërën në të cilën pretendonte se prodhonte me mish viçi dhe në tjetrën më mish derri. Pronari i këtij subjekti pranoi që për momentin prodhonte vetëm qofte të përgatitura me mish derri. Të ndodhur në këtë situatë inspektorët e AKU-së morën masën e bllokimit të aktivitetit deri në momentin e daljes së përgjigjes së analizave higjieno – sanitare të qofteve të marra për analizë nga një parti prodhimi e caktuar.  Gjithashtu këtij subjekti ju lanë edhe detyra për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare të ambienteve ku punohet dhe prodhohet.

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet