6 kura shtëpiake të trashëguara nga gjyshërit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Rezulton që gjyshja kishte të drejtë. Supa e pulës është me të vërtetë e mirë për ftohjen.

Por, kjo nuk është kura e vetme e trashëguar nga paraardhësit që është konfirmuar edhe nga shkencëtarët.

Ja 6 truke shtëpiake që mund t’i përdorni për të lehtësuar dhimbjet e kokës, ftohjen ose për të zbardhur dhëmbët.

Gargare me ujë për të parandaluar infeksionet në rrugët e frymëmarrjes

uje_gargare

Ndieni që po ftoheni? Provoni të bëni gargare me ujë të pa gazuar. Një studim i kryer tek 400 vullnetarë të shëndetshëm zbuloi se ata që bëjnë gargare me ujë janë më pak të rrezikuar të preken nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, që shkaktojnë ftohje dhe grip.

Xhenxhefil për të përziera

xhenxhefil

Nëse ju përzihet kur bëni udhëtime të gjata, merrni pak xhenxhefil me vete. Studime të ndryshme kanë treguar se vetëm një gram nga rrënja e kësaj bime është e mirë për lehtësimin e simptomave të sëmundjes detare, të përzierave nga makina ose ato të shkaktuara nga kimioterapia.

Supë pule për ftohje

supe-pule

Gjyshja kishte të drejtë. Supa e pulës ju bën të ndiheni më mirë kur jeni sëmurë, dhe ky fakt është pranuar edhe nga shkencëtarët. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se supa e pulës ul inflamacionin që shkakton shumë simptoma të ftohjes.

Mollë dhe karota për zbardhjen e dhëmbëve

dhembe

Nuk janë të mira vetëm për trupin. Perimet dhe frutat e freskëta ndihmojnë gjithashtu për t’i mbajtur dhëmbët e bardhë si bora. Ndërkohë që përtypni molla dhe karota, ju hiqni edhe papastërtitë nga sipërfaqja e dhëmbëve dhe i zbardhni ato. Mollët dhe luleshtrydhet përmbajnë gjithashtu acid malik, që ndihmon për zbardhjen e smaltit.

Mjaltë për kollë

mjalte-per-kollen

E urreni shijen e shurupit për kollë? OBSH rekomandon mjaltin si kurë për kollën tek fëmijës. Një studim i kryer në vitin 2012 tek 300 fëmijë që kishin qenë të sëmurë për një javë ose më pak, zbuloi se ata që morën 10 mjaltë para se të flenë (krahasuar me ata që pinë shurup) kishin më pa simptoma të kollës dhe fjetën më mirë se fëmijët e tjerë.

Akull për dhimbjet e kokës

akull-per-dhimbjet-e-kokes

Nëse keni dhimbje koke, mund të përdorni trajtimin me akull. Mjafton të mbushni një copë me kubik akulli dhe ta vendosni sipër kokës ose në pjesën e pasme të qafës. Mbajeni për rreth 30 minuta dhe dhimbja do të largohet si me magji (nuk është e këshillueshme që akulli të vendoset direkt në lëkurë).

Burimi: Business Insider / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?