Shkaqet kryesore të thatësisë vaginale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shkaktari kryesor i tharjes vaginale është ndryshimi i hormoneve. Dy gjendjet kryesore hormonale në trup që shkaktojnë rënie të estrogjenit, thatësi vaginale dhe dehidratim janë ushqyerja me gji dhe menopauza.grua

Sa kohë që e ushqeni foshnjën me gji, ka një rënie të konsiderueshme të niveleve të estrogjenit, që çojnë në thatësi vaginale, djegie dhe dhimbje gjatë ushtrimeve ose aktivitetit seksual. Kur ndaloni së ushqyeri fëmijën me gji, nivelet e estrogjenit bëhen normale dhe vagina rikthehet në gjendjen e saj të shëndetshme dhe të hidratuar.

Një tjetër shkaktar i thatësisë vaginale është menopauza, që ndodh zakonisht rreth moshës 51 vjeç. Vezoret ndalojnë së prodhuari estrogjen, prandaj keni thatësi vaginale, djegie dhe dhimbje kur kryeni aktivitet seksual. Me humbjen e estrogjenit, që ushqen dhe hidraton vaginën, indet bëhen të thata, të zbehta dhe të dehidratuara. Për të shmangur këto probleme, duhet të bëhen trajtime të posaçme që hidratojnë vaginën.

Të dy këto gjendje hormonale që çojnë në thatësi vaginale mund të parandalohen me dehidratim të rregullt të indeve vaginale, me anë të produkteve të krijuara posaçërisht për pjesët e ndjeshme të trupit.

Ka edhe arsye të tjera që çojnë në thatësi të vaginës. Vagina mund të bëhet e ndjeshme nga zakone të përditshme, si dieta, stresi, spërkatja me produkte të ndryshme, marrëdhënia seksuale, sidomos nëse nuk kryeni rregullisht.

Rituale të përditshme të femrave mund të prishin balancën e pehashit dhe të irritojnë të gjithë zonën e vaginës. Lista e produkteve që shkaktojnë acarim të vaginës është shumë e gjatë, duke filluar nga sapunët aromatikë, pecetat e lagura, pështyma ose sperma, deri tek përdorimi i ilaçeve për kontrollin e lindjeve etj.

Çfarë mund të bëni

Efekti i plakjes në të gjithë trupin, përfshirë edhe vaginën, është i pashmangshëm. Megjithatë duhet të kujdeseni për trupin, sidomos për pjesët intime, për të shmangur probleme të ndryshme. Është mirë që ta mbani lëkurën të pastër dhe të hidratuar për të shmangur thatësinë, acarimin dhe plakjen e parakohshme. Uji është zbutësi ideal për vaginën. Mund të përdorni gjithashtu edhe produkte  natyrale të padëmshme për  të shmangur thatësinë vaginale.

Të gjithë biem dakord: Një vaginë e hidratuar është një vaginë e lumtur!

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit