Kompanitë farmaceutike: Cilësia e barnave, e garantuar

Në kuadër të disa deklaratave të bëra publike kohët e fundit për cilësinë e barnave për furnizimin e spitaleve dhe ato të përfshira në listën e rimbursimit, një përfaqësi e kompanive farmaceutikë që operojnë në tregun tonë u mblodh, ndërsa u deklarua për mediat se:

deklarate media“Pasi kemi ndjekur me shumë vëmendje debatin publik të ditëve të fundit, dëshirojmë të tërheqim vëmendjen për disa deklarata të papërgjegjshme, dashakeqe e panikndjellëse, së fundmi, të ndonjë përfaqësuesi të pautorizuar apo në konflikt të pastër interesi të tregut farmaceutik apo dhe ndonjë vlerësimi tërësisht të painformuar për nevojat e politikës së ditës, se gjoja barnat e reja alternative të listës spitalore apo ato të listës së rimbursimit “cenojnë sigurinë e shëndetit të të gjithë qytetarëve shqiptarë, për shkak të shtrimit të rrugës së hyrjes së barnave të falsifikuara të paefektshme në tregun shqiptar farmaceutik”.

“Ndihemi të fyer dhe të nëpërkëmbur nga këto deklarata fund e krye të rreme dhe kryekëput të dënueshme, ndërkohë që nëpërmjet kësaj deklarate, dëshirojmë të sigurojmë qytetarët shqiptarë se operatorët e tregut farmaceutik të përfaqësuar në grupimin tonë zotërojnë kapacitetet e plota operative dhe ekspertizën e nevojshme administrative e profesionale, të autorizuar nga institucione prestigjioze europiane dhe botërore si EMEA, FDA, që në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse të farmakovigjilencës në vend, të garantojnë plotësisht cilësinë edhe efektshmërinë e barnave për furnizimin e spitaleve dhe për listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2014 e në vijim.

“Në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të lejojmë që në kurriz të punës dhe përpjekjeve tona të përditshme të luhet loja e rrezikshme e përfitimeve të vogla e okulte të politikës së ditës apo interesave mbytëse të klientëve të përhershëm të një tregu pa alternativa apo pa të drejtë zgjedhjeje.

Askush s’ka të drejtë të ngrejë qoftë edhe më të voglin dyshim për integritetin dhe përkushtimin në punën, nëpërmjet së cilës sigurojmë cilësinë e çdo bari që hyn në Shqipëri në mënyrë të kontrolluar, qoftë për nevojë spitalore apo për nevoja të tregut farmaceutik.

“Dëshirojmë të bëjmë me dije gjithashtu se grupimi i përfaqësuesve të kompanive prodhuese e tregtuese të barnave xhenerike është garant për një sistem transparence, për garë të ndershme të alternativave konkurruese e për rrjedhojë edhe përmirësimin e shërbimit farmaceutik për qytetarin shqiptar.

“Edhe një herë përfitojmë nga rasti të shprehim zhgënjimin dhe indinjatën tonë të thellë ndaj deklaratave publike të sipërpërmendura dhe iu bëjmë thirrje përfaqësuesve apo aktorëve të këtij sektori, si dhe të gjithë të interesuarve të tjerë të tërhiqen nga vlerësimet e painformuara dhe dashakeqe, të cilat ndjellin vetëm panik e mbjellin pasiguri në mënyrë të padrejtë tek qytetarët shqiptarë”.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele