Falë 13-vjeçarit shqiptar do të shpëtohen disa jetë njerëzish

Familja shqiptare ndërmerr një vendim human që do të mundësojë shpëtimin e disa jetë njerëzish. Ata i janë përgjigjur me ‘Po’ kërkesës së mjekëve për të dhuruar e organet e Dejvisit, djaloshit 13 vjeçar i cili humbi jetën në Itali, pas një aksidenti me makinë së bashku me nënën e tij Blerina.dejvis-alla

Një veprim më shumë se human, e kanë cilësuar mediat italiane aktin e familjes shqiptare, që mes dhimbjes shkatërruese për humbjen e dy jetëve, vendosi që t’i japë jetë fëmijëve të tjerë që luftojnë me vdekjen.

“Thamë po, për të shpëtuar jetët e fëmijëve të tjerë. E bëmë sepse është veprimi i duhur” thotë xhaxhai i Dejvisit, Arjan Alla.

Familja Alla ka dhënë miratimin pas lajmit të vdekjes së13-vjeçarit.

Me të marrë miratimin e familjarëve, një ekip i specializuar kirurgësh kanë bërë nxjerrjen e organeve të rëndësishme nga trupi i të voglit, i cili ishte ndërkohë në vdekje cerebrale.

Dejvis Alla ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda, ndërsa nëna e tij vdiq në vendngjarje.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU