Mjekja 62-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e tretë falë një mrekullie

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Një mjeke nga Spanja, 62 vjeç, ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme falë mrekullisë që ajo e quan “shkencë”.lina-alvarez

Vajza e Lina Alvarez erdhi në jetë dje me anë të ndërhyrjes çezariane. Ajo ka lindur 2 javë para datës së caktuar nga mjekët, pasi nëna e saj ishte paraqitur në spital me shenja të tensionit të lartë. Nëna e tre fëmijëve, banuese në Lugo, një qytet në veri-perëndim të Spanjës, kaloi në menopauzë para 20 vitesh. Ajo iu nënshtrua trajtimeve të fertilitetin me shpresën se do të kishte më shumë fëmijë. Shtatzëni a e saj nxiti shumë debate dhe kritika në vendlindjen e saj. Madje u debatua që të vendosej një limit moshe për  kryerjen e Fertilizimit InVitro (IVF). Por ajo i injoroi të gjitha dhe solli në jetë një vajzë të shëndetshme, që peshonte 2.4 kg.

“Jam njeriu më i lumtur në botë, çdo gjë shkoi ashtu si duhej. Gjithmonë kam dashur të bëhem sërish nënë, por të gjithë ekspertët mjekësorë thoshin që kjo ishte e pamundur”, tregon Lina.

“Pasi të gjithë më kishin thënë JO, unë takova një mjek gjinekolog, i cili ra dakord të më ndihmonte nëse të gjitha analizat do të dilnin ashtu si duhej. Për fat të mirë analizat dolën pozitive dhe ai më ndihmoi. Mjekët thanë se kisha vetëm 6 % shanse që të mbetesha shtatzënë, por ja që ndodhi, unë solla në jetë një vajzë të shëndetshme. Më duket sikur më është dhënë një shans i dytë dhe shtatzënia më ka bërë më të re dhe më të fortë. Kjo është mrekullia që e ka emrin Shkencë”, shton ajo.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur