Kolesteroli i keq ndihmon kancerin të përhapet në trup

zemraKolesteroli i keq e ndihmon kancerin të përhapet në gjithë trupin. Shkencëtarët australianë thonë se kolesteroli rregulloni makinerinë që kontrollon lëvizjen e qelizave në trup. Zbulimi, sipas tyre, është një gjetje e madhe në kërkimet që shpjegojnë se pse kanceri përhapet në gjithë trupin dhe i rëndësishëm për ata që kanë nivele të larta kolesteroli.

“Një nga arsyet që e vështirëson kurimin e kancerit është pikërisht fakti që ai përhapet në gjithë trupin, – thotë Tomas Greval i Universitetit të Sidnejit. – Studimi ynë ka treguar se kolesteroli i keq ndikon në përhapjen e qelizave kanceroze në gjithë trupin. Nga ana tjetër rezulton se nivelet e larta të kolesterolit të mirë mbrojnë trupin kundër përhapjes së kancerit”.

Me këtë zbulim të ri pritet të vijohet se si mund të ndërhyhet në rritjen e niveleve të kolesterolit të keq, në mënyrë që të ulet aftësia përhapëse e qelizave kanceroze.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës