Sportisti i njohur shpëton nga kanceri falë fansit sy shqiponjë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Fituesi i medaljes së artë në lojërat olimpike, Mack Horton, i detyrohet për jetën e tij një fansi sy shqiponjë, i cili vërejti një nishan të rrezikshëm në gjoksin e 20-vjeçarit, që rezultoi të ishte kancer.mack-horton

Horton, i cili fitoi medaljen e artë  në disiplinën 400 m stil i lirë, në Lojërat Olimpike rio 2016, postoi një foto në faqen e tij në Instagram, ku tregoi se i është nënshtruar një operacioni për të hequr nishanin.

Ai pranon se operacioni është kryer vetëm pasi një fans kontaktoi nëpërmjet email-it ekipin australian të lojërave olimpike, për ta paralajmëruar atë se mund të jetë prekur nga kanceri.

“Falënderoj personin që dërgoi email tek ekipi i mjekëve të notit për të më thënë mua të kontrolloj nishanin”, shkroi Horton poshtë fotos.

Fotot e Horton në garat e kohëve të fundit tregojnë një nishan në pjesën e sipërme të gjoksit, që është bërë më i madh dhe më i errët.

Melanomat janë një nga format më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës që, nëse lihen pa trajtuar, mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Prandaj duhet t’i kontrolloni nishanet e reja që mund të shfaqen në lëkurë papritur, ose të kontrolloni nishanet që ndryshojnë ngjyrë, madhësi ose formë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?