I kafshoni thonjtë? Ja çfarë tregon ky ves për personalitetin tuaj

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

A po luani me flokët ose kafshoni thonjtë ndërkohë që po lexoni këtë artikull? Një studim i ri nga Universiteti Montreal sugjeron se këto sjellje të pavullnetshme mund të zbulojnë më shumë informacione në lidhje me personalitetin e një njeriu.thonj

Njerëzit që janë zakonisht të paduruar, që mërziten ose acarohen shpejtë, janë më të prirur të bëjnë sjellje të tilla, si të kafshojnë thonjtë, të pickojnë lëkurën, të tërheqin qerpikët, kanë zbuluar hulumtuesit shkencorë.

Studimi thekson se synimi për të arritur përsosmërinë mund të jetë një nga shkaktarët kryesor të këtyre sjelljeve. Ky synim po i dëmton njerëzit më shumë seç ata mendojnë.

“Mendojmë se individët me këto sjellje të përsëritura janë perfeksionist, që do të thotë se ata e kanë të pamundur të qetësohen dhe të performojnë detyra në mënyrë paqësore”, shpjegon dr.  Kieron O’Connor, profesor i psikiatrisë dhe autori kryesor i studimit.

Kur nuk i arrijnë synimet e tyre, ata acarohen dhe mërziten më shpejt.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës