Përdorime të ndryshme të aspirinës që nuk i kishit ditur më parë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Aspirina është medikamenti më i përdorur nga njerëzit në të gjithë botën për të qetësuar dhimbjet dhe inflamacionet e ndryshme.

Përveç këtyre aspirina ka edhe disa përdorime të tjera alternative, ja disa prej tyre:

aspirinLehtëson irritimin e lëkurës nga pickimi i insekteve: nëse jeni pickuar nga ndonjë insekt, vendosni në zonën e pickuar disa thërrime aspirine të tretura në ujë. Aspirina lehtëson inflamacionin, parandalon alergjitë, të skuqurën dhe kruarjet e lëkurës.

Than puçrat: bëni një pastë me ujë dhe aspirinë dhe vendoseni në zonat me puçra. Ato do të thahen dhe do të zhduken shpejt.

Trajton kallot e lëkurës: merrni 5 tableta aspirinë dhe përziejni me lëng limoni dhe 1 lugë mjaltë derisa të formohet një masë e trashë. Vendoseni përbërjen në këmbë dhe mbështillini me një qese plastike. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajini këmbët me ujë të vakët.

Eleminon zbokthin: hidhni 2 tableta aspirinë të copëtuar në shampo dhe lajini flokët si zakonisht. Në një periudhë të shkurtër kohore zbokthi do të zhduket.

Shmang dëmtimin e flokëve: uji me klor mund të dëmtojë flokët. Hidhni 5 tableta aspirinë të thërmuar në shampo dhe përveç se do të eleminohet zbokthi, do të keni flokë më të shëndetshëm dhe me më shumë volum.

Bimët zgjasin më gjatë: nëse ju kanë dhuruar një tufë me lule dhe doni t’i mbani për një kohë të gjatë, vendosini në një vazo me lule dhe hidhni 2 aspirina.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit